Makinat përplasen kokë më kokë në Elbasan, plagoset pasagjerja, rruga pa ndriçim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin”.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetasja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia, por edhe errësira në rrugë.

SHKARKO APP