Makinat që përdoren në krimet mafioze
Në vendin tonë, më shumë se 200 automjete janë raportuar në 2021 si të vjedhura. Për shumicën e tyre ngjarjet kanë mbetur të pazbardhura, duke i kthyer ato në një kontigjent të mundshëm për tu përdorur në atentate apo grabitje.
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi thotë se policia ka dështuar pasi i vetmi rezultat i saj është show i vazhdueshëm me aksionet për xhamat e zinj.
“Policia duhet ta ketë target vjedhjen e makinave dhe jo xhamat e errët. Po merremi shumë me xhamat e errët, kudo që lexojmë në rrjetet sociale “operacion blic në Elbasan, target makinat luksoze dhe xhamat e errët.” Ç’do të thotë kjo target xhamat e errët dhe makinat luksoze? Xhelozi ndaj kapitalizmit? Nuk jemi në kapitalizëm. Xhamat e errët janë 08, janë 09, është marrë leje te ministria e transporteve, ose të mos lejohen, ose të lejohen”.