Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…
Ish-ambasadori Mal Berisha ka publikuar në FB SMSnë e fundit me gazetarin, pedagogun dhe publicistin Agim Nezaj, që u nda nga jeta ditën e djeshme në Nju Jork. Mesazhi i përket muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Nezaj i thoshte se nuk kishte qenë mirë me shëndet, por kishte besim se gjithçka do ta kalonte me ndihmën e Zotit.
“Takimin e fundit me ty e pata në nëntorin e vitit të kaluar. Nuk mund të largohesha nga Nju Jorku pa të takuar pasi e dija se ti po luftoje për jetën kundër vdekjes. Më tregove, jo pa doza shqetësimi, por me një optimizëm të pashoq, se sa shumë të kishte lodhur sëmundja dhe sa shumë të mundonte kimioterapia. Por, më the, kishe besim të madh tek Zoti dhe mjekësia amerikane”, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH


