Malaj: Angazhim për qeverisje efektive të financave publike
Është zhvilluar sot takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike, ku u miratua draftraporti Vjetor i Monitorimit për vitin 2023 i Strategjisë së Monitorimit të Financave Publike 2023-2030.
Kështu bëri me dije ministri i Financave, Petrit Malaj i cili nënvizon se “raporti i monitorimit për vitin 2023 pasqyroi angazhimin për qeverisje efektive të financave publike dhe theksoi progresin në zbatimin e planit të veprimit, me 80% të progresit në nivel tregues performance dhe 82.61% në nivel aktiviteti”.
Sipas ministrit, këto arritje, reflektojnë angazhimin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar. Malaj shkruan me tej se një sistem i shëndoshë i menaxhimit të financave publike, jo vetëm që mbështet stabilitetin ekonomik, por gjithashtu ndërton besimin në institucionet publike.
“Dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, mbetet me rëndësi”,-shkruan Malaj.