Malaj: Nuk jam optimist për amnistinë fiskale, biznesi nuk do të paguajë tatimet duke pritur të radhës
Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha se problemi më i madh i amnistisë fiskale të qeverisë është ai moral, pasi krijohet një marrëdhënie e përkeqësuar me ata që kanë respektuar shtetin.
Malaj shtoi se ndodhemi nën presionin e kësaj amnistie që në vend që të paguhen tatimet, biznesi do të rrijë duke pritur amnistinë e radhës.
Arben Malaj: Për amnistinë fiskale ka debate. Unë si profesor duke i ditur edhe eksperiencat e kaluara, nuk futem te njerëzit optimist. Problemi më i madh është ai moral, pasi krijohet një marrëdhënie e përkeqësuar me ata që kanë respektuar shtetin. duke parë mënyrën se si është prezantuar, amnistia synon që të fusë para në buxhet, pasi në e sjellë paranë 4 mujorin e parë ke më shumë lehtësime në raport me taksën. Fokusi më i madh i qeverisë është si të fusë në qarkullim ekonomik paratë që janë në sistemin bankar. Problemi nuk është a do të vijën para në buxhet, por a do të vijnë para nga kjo amnisti në ekonomi. Nëse kemi idenë që të kemi para që të vijnë në arka dhe të ketë të ardhura, studimet kanë treguar që në afatgjatë të mos kemi përfitimi pozitive.
Një nga rrisqet është që pas kësaj amnistie, do të aplikohet një amnisti tjetër nga qeveria tjetër. Ndodhemi nën presionin e kësaj amnistie që në vend që të paguhen tatimet, biznesi do të rrijë duke pritur amnistinë e radhës. Nga shifrat e prezantuar nga një deputet i partisë socialiste mendohet se janë rreth 5 miliardë dhe me 5% taksë do të futen në bakë 260 milion euro që është shifër e konsiderueshme, por e futur në bankë nuk është se zgjidh ndonjë gjë. Shifra e arkëtuar në vendet e tjera ka qenë diku te 10% nga gjithë shifra e deklaruar.
Duhet të ndajmë ekonominë gri, që është ekonomia nga mos pagimi i taksave dhe ekonominë e zezë që është paraja që vjen nga krimi. amnistia në këtë rast, ka mundësi që ta mbrojë të mos futen në kanalet bankare, por nga vlerësimit e institucioneve ndërkombëtare, më shumë synon te sektorët realë të ekonomisë.
Ish-ministri i Financave, tha se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë policisë, por më shumë punonjës socialë.
Malaj u shpreh se ka shumë qytetarët që nuk janë të qartë për paketa dhe sipas ish-ministrit duhet që strukturat duhet të jenë online me qytetarët për t’i njoftuar për përfitimin e paketës konkrete, se kur dhe ku do e marrë.
Arben Malaj: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë policisë, por më shumë punonjës socialë. Ne duhet ta dimë gjendjen sociale të çdo individi. Bashkitë bashkë me strukturat që implemtojnë politika sociale duhet t’i identifikojnë në kohë. Prandaj transparenca është e mirë pasi i shërben edhe qeverisë për të kuptuar kur i ngecin politikat. Shifra që dha sot opozita dhe unë i besoj kolegëve, që të jetë e saktë. Nëse nga të gjitha këto paketa janë alokuar vetëm 10 mln euro, do të thotë se diçka duhet përmirësuar sa më shpejt. Ka shumë njerëz që pyesin nëse e përfitoj apo ndihmën. Është koha që strukturat duhet të jenë online me qytetarët. Duhet tu shkojë një sms që sa ka përfituar dhe që të paraqitet në filan datë dhe në filan bankë.
Malaj shtoi se ato para që jepen si garancie shtetit duhet të pengojnë falimentimin e kompanive dhe tu zgjidhin problemin likuiditetet për një periudhë të caktuar.
Arben Malaj: Paketa tona ka qenë të dedikuara, se në shtetet e tjera kanë qenë për çdo qytetar dhe nuk ka pasur nevojë për verifikime, kurse në Shqipëri duhet të verifikuar se kush do ta marrë. U bë mirë që u hoq ajo e spiunimit të punëdhënësit, duke krijuar një kosto sociale. Vendet e tjera e kanë përdorur mekanizmin e shtyrjes së detyrimit nga bankat për të dhënë likuiditet. Nëse banka heziton të japë kredi, atëherë qeveria vendos që ta ndajë riskun me bankën. Kjo është diçka që përdoret për herë të parë, fillimisht ishte e paqartë, pasi u mendua se këto biznese që do të merrnin kredi duhet të lëshonin një pjesë të aksioneve. Duhet përpjekje që të bëhet më efektiv ky mekanizëm, pasi janë vënë miliona euro në dispozicion si garanci. Ato para që jepen si garanci e shtetit duhet të pengojnë falimentimin e kompanive dhe tu zgjidhin problemin likuiditetet për një periudhë të caktuar. Kështu që edhe bankat duhet të jenë më bashkëpunuese, pasi cilësia e tyre ose shkalla e përfitimit të tyre varet nga një ekonomi që gjallërohet, një ekonomi në krizë është e keqe për të gjithë.