Malaj: Për kombin, Me kombin, Për fëmijët tanë, Në emrin e fëmijëve tanë dhe në mbrojtjen e jetës sonë

Në takimin me strukturat e Durrësit, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj u shpreh se shoqëria shqiptare sot ndodhet në një moment  deçiziv.

“Jemi në një moment që nuk mund të rrimë dot të flemë kur fëmijët tanë janë jashtë për të protestuar dhe i kërkojnë qeverisë t’i japë të drejtën e tyre për të jetuar si qytetarë europianë, në mënyrë që ata të shkollohen në bazë të asaj që ata meritojnë ”- tha Malaj.

Dhe për këtë arsye ajo apeloi që të gjithë ti bashkohen studentëve, pasi kjo tha ajo është kryekauza ”Për kombin, Me kombin, Për fëmijët tanë, Në emrin e fëmijëve tanë dhe në mbrojtjen e jetës sonë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e deputetes së LSI, Nora Malaj në takimin me strukturat e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato që tha Kryetarja e LSI-së, janë realiteti që ne prekim çdo ditë, por sot ne jemi në një moment deçiziv, dhe ku shpesh herë pyetet pse je patriot? Patriot je se e do vendin tënd, patriot je se e do familjen tënde, patriot je se gjatë gjithë jetës investon për shtëpinë tënde, patriot je se do fëmijët e tu dhe patriot je që t’u lësh fëmijëve tu një të ardhme të ndritur.

Miqtë e mi të dashur, ju e dini që para një muaji në Universitetin e Durrësit, studentët nisën një grevë të madhe, sepse pranë Universitet digjen të gjitha plehrat e qytetit, dhe greva e tyre ishte një grevë pa kthim, për ti dhënë shansin e frymëmarrjes, pasi mendje e ndritur nuk mund të bëhet në mjedis të kontaminuar.

Sot është e gjithë Shqipëria e kontaminuar, sepse në krye ka një superhajdut i cili nuk ka turp, por i detyron shqiptarët të quhen si skllevër në shtëpinë e tyre. Sot jemi në situatën që nuk ka më diskutim, sot jemi sot, tani, në një aksion për fëmijët tanë dhe në radhë të dytë për ëndrrat tona.

Shtëpia ime për pozicionin që ka, është pranë Ministrisë së Arsimit dhe e kam ndjekur edhe për arsye të pozicionit të punës, por edhe për profesionin në 30 vjet në sistemin arsimor, nga afër studentët ndonëse dikush pati frikë dhe tha z. Malaj po organizon protestë. Protesta nuk ishte e imja, ishte e të gjithë atyre studentëve, që treguan se kur lidhjet nuk kanë akte nënligjore dhe zbatohen keq, atëherë reagimi është një uragan që nuk kthim mbrapa. Përtej faktit të pozicioneve politike, jemi në një moment që nuk mund të rrimë dot të flemë kur fëmijët tanë janë jashtë.

Nuk ka prind mendoj unë që mund të arrijë të bëjë gjumë, qoftë në rrethe, qoftë në kryeqytet kur fëmijët kanë ndalur për të protestuar dhe i kërkojnë qeverisë t’i japë të drejtën e tyre për të jetuar si qytetarë europianë, në mënyrë që ata të shkollohen në bazë të asaj që ata meritojnë.  Më thoni cili prind nuk shkon tek fëmija i tij, por pret që fëmija të vijë tek prindi, në cilën histori të njerëzimit ka ndodhur kjo gjë?!

Kryeministri harron, se nuk është kryeministër për të futur paratë tek xhepi, por për t’ju përgjigjur qytetarëve deri më një dhe mbi të gjitha nuk kupton që karrigia e tij nuk është e tija , por është e popullit që ja ka dhënë dhe siç ja ka dhënë, ashtu do t’ja heqi. Por nuk do t’ia heqi, por do t’ia tërheqi zvarrë, do ta tërheqi zvarrë se më kujtohet një muaj më parë që Papa Francesku u lut dhe tha “Ndihmojeni këtë vend që të mos bëhet i pabanueshëm dhe rinia të mos iki nga vendi”. Ndaj kërkesën time jua bëj nënave dhe motrave.

Ju kujtohet momenti i parë kur sillni fëmijën në jetë, mendoni se sa e rëndësishme është dhe sa shumë gëzon shtëpia, po sa shumë gëzon nëna që e ka mbajtur 9 muaj në barkun e saj dhe ka ëndërruar që ky fëmijë të bëhet dinjitoz, që ky fëmijë të japi dashuri, që ky fëmijë të realizohet i plotë, në mënyrë që jeta të trashëgohet me dinjitet. Tani miket e mija ka ardhur momenti që të mbrojmë fëmijët tanë, të bëhemi si nënat spartane dhe ti japim 5 thupra këtij burrit, që nuk quhet burrë, për të kuptuar se ai nuk mund të vuri dorë as mbi fëmijët tanë, a mbi shtëpitë tona, as mbi dinjitetin tonë.

Se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve, ndaj të bëhemi bashkë sepse sot është kauza më e mirë për të realizuar objektin shumë të rëndësishëm që na ka dhënë historia, që nesër gabimet mos ti kthejmë në faje.

Unë besoj dhe shpresoj që ne të gjithë së bashku ashtu siç ishim dhe jemi dhe organizuar nëpër fushata, sot kjo quhet kryefushatë dhe mban titullin”Për kombin, Me kombin, Për fëmijët tanë, Në emrin e fëmijëve tanë dhe në mbrojtjen e jetës sonë” ndaj ju ftoj të bëhemi të gjithë së bashku dhe të jemi pjesë nesër e forcës së fjalës dhe e forcës së veprimit, sepse pasnesër do të jemi të gjithë të çliruar, për të fituar atë që deshëm për të votuar, atë që ju e dini shumë mirë, na grabitën në qendrat e votimit dhe atë që ne sot duhet ta realizojmë.

Unë jam jo vetëm me ju, por jam me kauzën e madhe të LSI-së,që është përtej politikës se partisë, por është tek politika e Shqipërisë, pasi dhe kontratën e kemi bërë me shqiptarët dhe në radhë të parë me vajzat dhe djemtë tanë. Pasi është e tmerrshme kur e kupton që ti do të ndërtosh ëndrrat dhe ëndrrat t’i ndërpret ai njeriu, që quhet kuçedër dhe që ti i ke dhënë të drejtën për të jetuar duke marrë peng të gjithë shqiptarët, ka ardhur momenti që të bëjmë zgjidhje sepse nuk ka më fund dhe fundi duhet të jetë i tmerrshëm i atij njeriu që nuk e ka problem jetën tonë.

Unë shpresoj të gjithë së bashku, pasi këtij takimi, siç jemi të gjithë kur të shkojmë në shtëpi të gjithë mbështetjen tonë, por jo vetëm me fjalë, por me vepra. Duke menduar që në të ftohtin e natës në shi, fëmijët tanë janë atje thjesht për 8 kërkesa për të jetuar më mirë, për të jetuar me dinjitet, për të mos patur 200 vajza vetëm 3 banja, për t’i dhënë shansin që atyre vajzave që janë në konvikt të jetojnë me dinjitet dhe për të mos rrjepur xhepat tuaj në kuadër të taksave që ngrihen pa fund dhe të kostos së jashtëzakonshme të studimit, që paradite punojnë në fasoneri,apo call-centre dhe mbasdite shkojnë në shkollë. Mendoj dhe shpresoj që të gjithë jemi së bashku për zgjidhjen e këtij problemi, ju ftoj të bëhemi nesër më shumë se pasnesër e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?