Malaj: Qeveria do të shembi Teatrin, si Neroni dogji Romën
Artistët kanë qenë këtë paradite në Komisionin për Median dhe Edukimin, aty ku Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputetët e PS-së, bojkotuan. Deputetja e LSI-së, Nora Malaj mesazhin e saj e ka dhënë përmes një postimi në facebook, aty ku shkruan se qeveria do të shemb Teatrin Kombëtar, ashtu siç Neroni dogji Romën.
”Të jesh patriot, nuk do të thotë vet të tundësh vetëm flamujtë e atdhedashurisë, po njëherazi duhet të mbrosh vlerat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të mbrosh interesat e atyre njerëzve që në dekata me radhë në sallën e këtij teatri na kanë mbrujtur me dashuri e atdhetarizëm dhe na bënë që ne sot, duhet dhe jemi me çdo zë aktori, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar”,-shkruan Malaj.
Ligjin e qeverisë, deputetja e LSI-së e quan pseoudoligj. ”Sot është ulur këmbëkryq flirti ilegal midis qeverisë e biznesit, duke sjellë një pseudoligj të paparë e të padëgjuar! Askush nuk ka të drejtë të tradhtoj kauzën e komunitetit të artistëve, që të marr fund një herë e pêrgjithmon kjo situatë absurde, e cila do të ishte e denjtë për një vepër Kafkjane”.
Në fund, Nora Malaj, jep edhe mesazhin për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore, siç është edhe Teatri Kombëtar, vlerë e Kombit.
”Ne nuk jemi të huaj në vendin tonë, po jemi qytetarë europian, që qeveria duhet të na trajtojë si të tillë, që e dua kulturën dhe kjo nuk është kauz për protagonizëm, por për të mbrojtur të drejtën për mbrojtjen e Teatrit dhe vlerave të trashëgimisë kulturore, për mbrojten e Teatrit Kombëtar si vlerë e Kombit”.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

