Malaj: “Të paekspozuarit” treguan kush është Ali Baba me hajdutët e tij
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj përmes një postimi në Facebook thotë se sot heronjtë e vendit janë studentët, qytetarët dhe treguan se Shqipëria është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të saj.
Postimi i Nora Malajt
Po tani që këmbanat ranë! “.Të paekspozuart “ ekspozuan afęrën e qeverisë me zë e figurë. “Të paekspozuarit” bënë ekspozimin aferës më të frikshme , për grabitjen e parave të popullit. “Tę paekspozuarit” treguan se Ali Baba me hajdutët e tij , nuk mundet më tëfshihet. Këmbani bie për ata që kanë vesh, ata që duan një shtet të së drejtës, ata që drejtësinë e duhen për t’i dhënë qytetarëve të drejtën e tyre të patjetërsueshme.Kjo , protesta e studentëve , protesta e minatorëve , protesta e teatrit , janë paralajmerimi i fundit për të treguar se Shqipëria si vend i bekuar , nuk mund të lihet në duart të kësaj qeverisje të mallkuar. Sot heronjtë e vendit janë studentët, qytetarët dhe treguan se Shqipëria është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të saj!
https://www.facebook.com/nora.malaj.79/videos/vb.424833320956405/269919387052590/?type=2&theater
KOHA JONË SONDAZH

