Malaj: Vendi sikur po kalon gjendje apokaliptike, nuk ka shpresë
Statistikat e fundit treguan se në Shqipëri është rritur numri i njerëzve me gjendje psiqike të rënduar. Lidhur me këtë, deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se situata është e rëndë. Deputetja merr rastin e vetëvrasjes në Shkodër, dhe atë të një pedofili që kryen veprime të turpshme me një fëmijë 12-vjeç, në mjediset e oborrit të një shkolle.
Për këto ngjarje, deputetja e LSI-së thotë se vendi duket sikur po kalon gjendjen apokaliptike të një të sëmuri, i cili nuk ka shpresë.
”Sot shifrat alarmante të sëmundjeve vdekjeprurëse kanceroze kanë rritur shifrën me rreth 5 mijë të rasteve të reja, me një grupmoshë 16-40 vjeç dhe shkaqet janë ushqimi, kontaminimi i mjedisit dhe standardet e jetesës. Qytetet më të prekura janë Elbasani, Fieri, Korça dhe Gjirokastra. Kjo është tabloja që shfaqet sot para nesh. Fëmijëri e pasigurt, qyetatarë që ju mohohen të drejtat themelore të tij, situatë e pashpresë që rrisin stresin dhe vetvrasjet, sëmundjet mendore dhe ato kanceroze dhe vendi duket sikur po kalon gjendjen apokaliptike të një të sëmuri, i cili nuk ka shpresë”,-shkruan Malaj.
Deputetja shtron pyetjet: Ku po shkojmë vallë? Shqipëria është vendi i shqiptarëve, ku shqiptarët si qytetarë europian duhet të trajtohen si të tillë nga shteti i tyre! Ku po shkojmë?
KOHA JONË SONDAZH

