Malësia e Kurbinit prej 1 jave nën flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri: Rrezikohen banesat

Prej 1 jave pyjet e Malësisë së Kurbinit janë nën pushtetin e flakëve. Zjarri i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar.

Flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.

Banorët shprehen të zemëruar dhe të irrituar me instancat shtetërore për të cilët thonë se i kanë lënë në baltë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej dy ditësh zjarri është përhapur në Malin e Bardhë duke rrezikuar dhe banesat. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?