Malësoret e Malit të Zi festojnë Ditën e Pavarësisë me vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tuz

Nga Tuzi i malësorëve të Malit të Sot, më 28 nëntor 2024, në Tuz të Malësisë u vendos monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, një ngjarje historike dhe simbolike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Monumenti është vendosur në qendrën e qytetit, e cila tani mban emrin “Sheshi Skënderbeu”. Kjo iniciativë, e mbështetur nga diaspora shqiptare dhe autoritetet vendase, përfshin gjithashtu kontributin e Tiranës për realizimin e projektit.

Nga Tevista Fjala mësojmë se për realizimi i monumentit u financua nga mërgimtarët malësorë dhe shoqatat në ShBA.

Sipas komunës së Tuzit, projekti kushtoi 180,000$, nga të cilat rreth 140,000$ u siguruan nga mërgimtarët, kurse pjesa tjetër (rreth 40,000) u siguruan nga shoqatat: “Shoqata Jehona e Malësisë”, “Shoqata Malësia e Madhe – NY”, “Malësia e Madhe – Michigan”, “Shoqata Malësia në Kaliforni”, Shoqata “Trojet Tona” dhe Fondacioni “Dom Simon Filipaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e përshkroi këtë akt si një homazh ndaj trashëgimisë së Skënderbeut dhe një simbol të unitetit dhe qëndresës së shqiptarëve në rajon. Ceremonia u mbajt në kuadër të Festës së Pavarësisë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të identitetit kombëtar në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?