Mali i Çikës prej 4 ditësh në flakë, mbërrijnë 2 avionë nga Selaniku

Dy avionë Canadair kanë mbërritur nga Selaniku për të shuar zjarrin në malin e Cikës që prej 4 ditësh është në betejë me flakët.

Atje është e pamundur që të shkojnë forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë. Deri tani janë djegur 70 hektarë.

Tymi është përhapur në fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit. Disa prej tyre mësohet se janë larguar mbrëmjen e së mërkurës.

Nga ana tjetër, një zjarr tjetër i regjistruar në zonën e Vlorës ka qenë në fshatin Delisuf.

SHKARKO APP