Mali i Zi në NATO, MPJ: Adriatiku, më i sigurt

 

Tirana zyrtare ka përshëndetur sot aktin e ftesës për anëtarësim nga NATO ndaj Malit të Zi.

Kështu, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme shprehet se vendi ynë ka qenë një promotor i fortë i politikës së dyerve të hapura të Aleancës, “pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm trans-atlantik”.

"Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, – thuhet më tej në deklaratën e MPJ-së, – pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Europës Adriatike".

SHKARKO APP