Maliq: Arrestohen babë e bir, plagosën me mjet prerës një person

Një person u plagos me mjet prerës pasditen e sotme në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku shtetasi Artan Hajredini së bashku me të birin janë konfliktuar me Juli Torren dhe më pas e kanë goditur këtë të fundit me gërshërë në pjesën e barkut.

Torre është transportuar drejt spitalit për mjekim nga ku mësohet se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shoqëruar në komisariat babë e bir të dyshuar për plagosjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se i plagosuri dhe autorët janë të tre të komunitetit egjiptian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?