Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme

Një vatër zjarri është krijuar në një sipërfaqe kodrinore nëpërmjet fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në zonën e Maliqit. Nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre, e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemtari, por larg zonave të banuara. Flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta. Në terren për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve janë 2 grupe të zjarrfikëses së Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtasit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?