Maliqi tek Foltorja e PD: Qeveria e kapur, të bashkohemi të gjithë për ta rrëzuar regjimin Rama

Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë, ku theksoi se qëllimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i qeverisë Rama, të cilën ai e cilësoi si regjim. Maliqi gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në protestë në datën 24 Janar, për t’i dhënë një mesazh të qartë pushtetit të Ramës.

”Lekët e krimit dhe korrupsionit ky i ka për të blerë ndërkombëtarët për të lobuar kundër opozitës. Lekët i ka për rrugët miliarda euro që janë të shkatërruara, i ka për banditë dhe oligarkë. Me një shëndetësi të dështuar ku qindra spitale, apo dhjetëra qendra shëndetërore janë të mbyllura. Shkolla të mbyllura në fshat dhe qytet.

Krimi i organizuar lulëzon brenda burgut dhe jashtë tij. E patë se si u vra në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ulsiu i dosjeve famëkeqe të krimit elektoral të Dibrës thotë e hodhën pistoletën me dron. E patë krimin makabër në aeroportin e Rinasit. Agasi i famshëm i Ramës mori shishet me verë. Përse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka, ka qenë Rama atje apo nuk ka qenë?”,-tha Maliqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?