Mallakastër, digjen 6 hektarë pisha, zjarri po i afrohet pusit të naftës

Një zjarr i fuqishëm është konstatuar në orët e para të kësaj të shtune në fshatin Gjorgozë të Mallakastrës.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga autoritetet lokale, deri tani janë djegur 6 hektarë me pisha e shkurre. 
Sipas burimeve, zjarri shumë pranë një pusi nafte dhe flakët flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erërave. 
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll.

SHKARKO APP