Mallakastër, kapen 349 kg në proces përpunimi, arrestohet pronari dhe 4 gra

Një sasi prej 349 kg lëndë narkotike e cila ndodhej në proces përpunimit është sekuestruar nga policia në Mallakastër, ndërsa në pranga kanë përfunduar pesë shtetasi, katër prej të cilëve femra.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Gazment Allkaj, 24 vjeç si dhe shtetaset, Gazment Allkaj, 24 vjeç, L.J., 41 vjeçe, F.J., 30 vjeçe, O.J., 47 vjeçe si dhe I.J., 31 vjeçe.

“Arrestimi u bë pas informacioneve operative  se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis. Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?