Mallakastra kampione për ”rroga kot” te ujësjellësi, Balluku: Për 1000 abonentë ka 16 të punësuar

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku zhvilloi këtë të enjte një takim me kryetarët e bashkive në qarkun e Fierit. Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore.

Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve që janë shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë. Mallakastra mbetet kampione, ku për 1000 abonentë ka 16 punonjës.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si piramida që gllabërojnë para ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke i kujtuar kryebashkiakëve se deri më tani janë investuar 1.2 miliard euro, një shifër kjo shumë e lartë dhe asgjë nuk merret mbrapsht.

SHKARKO APP