Mallkuar qoftë ai që nuk të la ty të gëzoje si të tjerët…
”Shpirti jonë i vogël ti kishe një nënë, që nuk e zëvendëson askush vendin e saj. Por tani do kesh 2 tezet dhe nënën që do të bëhen nënë për ty. Ti kishe një baba që çdo ditë të puthte dhe lozte me ty, por tani do kesh dajën që do të zëvendësojë vendin e babait”.
Këto fjalë prekëse i dedikohen djalit të vogël të çiftit Boran Berçama dhe Silva Ndocit. Ato u shkruan në rrjetet sociale nga një e afërme e çiftit. ”Shpirti i tezes, mallkuar qoftë ai kafshë, mallkuar qoftë ai që nuk të la ty të gëzoje si të tjerët…”, janë fjalët e një tjetër të afërme.
Djali 2-vjeçar i ish-oficerit të policisë Berçama dhe partneres së tij Ndoci ndodhej në gjumë, kur persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri plumbash prindërit e tij. Ai qëndroi 5 orë në makinë.
Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 01:15 të së dielës, teksa çifti ndodhej ende në makinë, poshtë pallatit ku banonin në Shkodër. Kur ka kaluar më shumë se një ditë nga kjo ngjarje e rëndë, nuk ka ende të dhëna për shkaqet e këtij ekzekutimi të dyfishtë.
KOHA JONË SONDAZH

