Mallrat shqiptare nuk po “i bien” më nga Kina! Eksportet, rënie me më shumë se 50 %

Shkëmbimet tregtare Shqipëri –Kinë kanë pasur një luhatje të ndjeshme në dymujorin e parë të këtij viti. Sipas shifrave të INSTAT, eksporti i mallrave gjatë muajve janar-shkurt 2019 ka rënë me më shumë se 50 % krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të eksportuara për periudhën janar – shkurt 2018 ka qenë 1 miliard e 620 milionë lekë, ndërkohë për dymujorin e parë të këtij viti ka rënë në vlerën e 741 milionë lekëve.

Nga ana tjetër, Kina vazhdon të mbetet një nga katër partnerët kryesorë të Shqipërisë përsa i përket importit. Të dhënat progresive  tregojnë një rritje me 16.2 %. Vlera e importuar për dymujorin e parë të këtij viti është 8 miliard e 418 milionë lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënonte vlerën e 7 miliard e 244 milionë lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

/scan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?