Malltezi mbërrin në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë

Pak minuta më parë, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë për akuzat për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Malltezi është shoqëruar nga forcat e policisë nga ambiente të drejtorisë së Policisë së Tiranës, drejt gjykatës. Ndërkohë në gjykatë ka mbërritur edhe sipërmarrësi, Fatmir Bektashi.

Të shtunën në mbrëmje me urdhër të SPAK-ut, Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

GJKKO ka dhënë masën “detyrim paraqitje” edhe për ndërtuesin e Fatmir Bektashi për korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Në tokën e ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro.

/cna

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?