“Mamografi falas çdo muaj”, Koçiu: Parandaloni kancerin e gjirit, jo vetëm në tetor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues drejtuar grave.
Një rikujtesë për të gjitha zonjat dhe gratë që të tregojnë kujdes për veten dhe shëndetin e tyre, në çdo periudhë të vitit.
“Mos iu dorëzo inercisë, bëje mendësi!Këto janë disa këshilla praktike që gjithsecila mund të përpiqet t’i kthejë në pjesë të rutinës.
JO VETËM NË TETOR, kujdesu për veten dhe parandalo kancerin e gjirit!IA VLEN TË JETOSH”, shkruan Koçiu.