Manastirliu: 10 rregulla për sezon turistik të sigurt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës dhe distancimit social me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

Në videon e publikuar nga ministrja Manastirliu u kërkohet subjekteve dhe qytetarëve të zbatohen me rigorozitet këto rregulla për një sezon turistik të sigurt:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.

10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

SHKARKO APP