Manastirliu: 130 qytetarë fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit
Aktualitet E Diel, 6 Shtator 2020 16:04
Numri i të shëruarve nga koronavirusi ka një rritje. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e fundit të publikuara nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se 130 qytetarë kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! 🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.