Manastirliu: 17% rritje rrogash për mjekët dhe infermierët
Duke marrë shkas nga lajmet e fundit për largimet e mjekëve dhe infermierëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se: ”Qeveria shqiptare vetëm në dy vitet e fundit ka rritur mbi 17% pagat për mjekët dhe infermierët”. Nga ana tjetër, ministrja shprehu bindjen se do të vijohet me rritjen e tyre. Gjithashtu theksoi se prioritet i Qeverisë për mandatin e ardhshëm do të jetë sërish rritja e rrogave, si dhe investimet e reja në fushën e Shëndetësisë, për ndërtimin e spitaleve me standarde dhe pajisjen e tyre me aparatura moderne, siç ishte ndërtimi i Spitalit të Elbasanit, apo investimi në akseleratorin e QSUT-së, ndërtimi i reparteve të Hemodinamikës në spitalin rajonal Shkodër, Fier, apo tek Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

