Manastirliu: 24 mijë shërbime janë dhënë në Qendrat Verore. Mjekët kanë referuar 110 raste të dyshuara për COVID

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në 28 Qendrat Verore të hapura prej 15 Qershorit janë dhënë 24 mijë shërbime mjekësore, prej tyre 2 mijë turistë të huaj, që kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar këtë vit janë marrë shërbim mjekësor falas në kujdesin parësor.

Sipas Manastirliut në qendrat verore stafet shëndetësore të trajnuara edhe për epideminë e virusit SARS-COV2 kanë identifikuar 110 raste si të dyshuara me COVID dhe më pas janë referuar për ndjekje të mëtejshme.

Statusi i ministres Manastirliu:

24000 shërbime mjekësore janë dhënë nga mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore verore, mes tyre kanë marrë shërbimin #falas edhe 2 mijë turistë të huaj.

160 mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën e epidemisë kanë identifikuar dhe referuar 110 raste të dyshuara për COVID19.

#ShëndetësiaNëGatishmëri

SHKARKO APP