Manastirliu: 47 mjekë dhe infermierë kanë fituar betejën
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 5 infermierë, prej të cilëve, 4 në Kukes dhe 1 në Fier janë shëruar nga Covid-19, pas testit të kryer në laboratorin e virologjisë në ISHP. Në total deri tani janë shëruar 47 personel shëndetësor, ndërsa 385 qytetarë janë të shëruar deri tani.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/936599056796145/?type=3&theater