Manastirliu: 93-vjeçarja Tefta Poce, ndër të moshuarit që u vaksinua sot
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto me një 93-vjeçare, ndër të moshuarat e para të vaksinuara këtë të dielë në ambientet e stadiumit ”Air Albania”. “Nënë Tefta Poce, plot 93-vjeç, është ndër të moshuarit e parë që u vaksinua në Stadiumin Air Albania”, u shpreh Manastirliu.
Sot nisi procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80-vjeç, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për personelin shëndetësor.
Po ashtu Manastirliu publikoi edhe një foto me artisten e njohur Tinka Kurti pas vaksinimit. “Aktorja e madhe Tinka Kurti u vaksinua e para në Stadiumin Air Albania, ku nisëm vaksinimin antikovid për të moshuarit mbi 80-vjeç”.
View this post on Instagram