Manastirliu apo Braçe si kandidat për zgjedhjet lokale? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës
Zgjedhjet lokale të 2027 po afrojnë dhe në Partinë Socialiste kanë nisur lëvizjet për kandidatët dhe beteja më e fortë është për Tiranën. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi flet për garën e ardhshme në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranë, ku socialistët ende nuk e kanë konfirmuar përfundimisht si kandidate Ogerta Manastirliun. Klosi konfirmoi se ajo vijon të jetë një figurë kyçe në garë dhe aktualisht mban rolin e drejtuese politike të qarkut Tiranë.
I pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë Manastirliu kandidate, Klosi u shpreh: ”Manastirliu është drejtuese politike e qarkut Tiranë. Filloi një garë elektorale e ndërprerë në mes nga vendimet e gjyqësorit, një garë fituese maksimalisht nga Ogerta nëse do të ndodhte. Tani është në një proces që shkon në të gjitha fazat. Kryeministri dhe kryetari i partisë ka shprehur që Ogerta është një kandidate e jonë në garën e ardhshme, një proces që është i hapur dhe do të ndiqet në të gjithë strukturat e partisë, do të ndiqet edhe në Tiranë”,-tha në ”A2cnn”.
Sekretari i përgjithshëm i PS-së foli edhe për nevojën e një strukturimi të ri në Tiranë. ”Kemi nevojë të bëjmë një strukturim tjetër në Tiranë, prandaj tani Tirana nga 13-14 njësi është shndërruar në 33, ku 2-shi është ndarë në tre pjesë, etj. Numri i madh i votave na kërkon që të shtojmë forcat në Tiranë”. Klosi theksoi ndër të tjera se në Tiranë ka shumë nevojë për një njohje më të mirë të listës dhe të elektoratit.
KOHA JONË SONDAZH

