Manastirliu: Brenda 14 muajve synojmë të vaksinohet e gjithë popullata

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndër të tjera tha se  gjatë muajit prill në vendin tonë do të mbërrijnë 68 mijë doza të Astra Zenecës dhe se synimi është që brenda 14 muajve të vaksinohet e gjithë popullata.

”Ne kemi tre skenare dhe skenari më ambicioz është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve. Kemi doza për 800 mijë qytetarë. Në tërësi mbulojmë 800 mijë qytetarë. Jemi në negociata për të patur kontrata të tjera në mënyrë që të kemi një mbulim të krej qytetarëve. Besoj se shumë shpejt do të kemi një informacion dhe lajmin për kontrata të tjera që vaksinimi masiv i popullatës të vijojë. Brenda pranverës, do të intesifikojmë vaksinimin, por nëse krahasohemi me rajonin jemi në vendin dytë pas Serbisë. Të kemi vaksinim të popullatës që të çlirojmë dhe turizimin, kjo falë përpjekjeve dhe negociatave që ne kemi bërë”.

SHKARKO APP