Manastirliu: Do kemi rritje të rasteve, po punojmë për të hapur laboratorin e dytë
Në një intervistë për Abc News, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pranoi se në ditët në vijim do të kemi një rritje të rasteve me të prekur nga koronavirusi.
E pyetur nga Mirela Milori nëse do të ketë në Shqipëri teste që kryhen për 45 minuta, ministrja tha se janë duke ndjekur rekomandimet e OBSH.
Po ashtu Manastirliu theksoi se në varësi të situatës, do të ketë edhe spitale të tjera karantinë përveç Infektivit. Po ashtu ajo tha se po punojnë për të hapur laboratotin e dytë.
Pjesë nga intervista:
Ogerta Manastirliu: Presim rritje, dhe kemi hyrë në një fazë të rritjes së numrit të të prekurve edhe personave që i drejtohen spitalit Infektiv. Janë 49 deri më tani pacientë të shtruar, jemi në 104 raste pozitivë. Pritet që raste të shtohen këtë javë. Edhe modelet tona tregojnë që do të ketë rritje në vazhdim dhe ajo që presim është rritja e rasteve të konfirmuara pozitive por edhe rasteve që i drejtohen spitali.
Mirela Milori: Është folur për testet që kryhen për 45 minuta, do të kemi mundësi që të vijnë në Shqipëri?
Ogerta Manastirliu: Aktualisht testimi kryhet në laboratorin e ISHP ku ne kemi marrë masa për furnizime në vazhdim që të kryhen. Po punojmë për të hapur edhe laboratorin e dytë. Jemi duke punuar për rritjen e kapaciteteve dhe për të hapur edhe laboratorin e dytë. Puna vazhdon, edhe shpejtësia e kryerjes së analizave është në konsideratë.
Mirela Milori: Deri tani flisni për teste tradicionale, ato që duan disa dite që të kryhen? Teste që kryehen shpejt, jeni në tratativë?
Ogerta Manastirliu: Po jemi në tratativë, jemi duke punuar kjo vetëm për të rritur stokun e testeve ekzistuese por edhe për të hapur gamën e testimit të shpejtë për sa i parkete testeve të reja. Jemi duke ndjekur rekomandimet e OBSH.
Mirela Milori: Janë hapur disa çadra, çfarë janë edhe pse?
Ogerta Manastirliu: Ne kemi vendosur që në kuadër të një triazhimi të shpejtë për të gjithë ata pacientë të cilët nuk kanë simptoma të Covid, por vinë në spital për patologji të tjera përpara futjes në spitale të kryejnë një kontroll të parë. Kjo ëhstë një mundësi për të bërë një triazhim të pacientëve. Duam që të krijojmë mundësinë e një filtri të parë.
Mirela Milori: Duket se gjithçka është përqendruar në Tiranë, harta e të prekurve është zgjeruar, duket se është çështje kohe që të mbarojnë teste. Mendoni se do të ketë edhe spitale të tjera rajonale që do të përballen?
Ogerta Manastirliu: Patjetër skenaret tona parashikojnë edhe përfshirjen e spitaleve rajonale për sa i përket trajtimit të Covid-19. Ne po ecim sipas skenarëve që grupi ka materializuar. Në këtë fazë jemi ku spitali i parë është Covid-1 është Infektivi, pastaj është Covid-2 “Shefqeyt Ndroqi” dhe më pas do të kemi struktura të tjera.