Manastirliu: Doza për 800 mijë qytetarë, jemi besimplotë se Pfizer do ti qëndrojë kontratës

Në mes të debatit politik për vaksinat anti-covid, nga seanca e kësaj të enjte në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se vijon puna për marrjen e dozave të tjera të vaksinës anti-covid nga Pfizer, ndonëse nënvizoi se lufta me virusin është ende larg fundit. Nga ana tjetër, ministrja tha se kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë. Sipas saj edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e tjera brenda muajit shkurt.

”Në mes të debatit politik për vaksinat anti-covid, nga seanca e kësaj të enjte në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se vijon puna për marrjen e dozave të tjera të vaksinës anti-covid nga Pfizer, ndonëse nënvizoi se lufta me virusin është ende larg fundit. Nga ana tjetër, ministrja tha se kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë. Sipas saj edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e tjera brenda muajit shkurt.

Lufta me Covid-19 është ende larg fundit edhe pse vaksina është drita që shihet në fund të tunelit. Përpjekjet tona janë maksimale dhe jemi të vendosur në mundësimin sa më të shpejtë të dozave të vaksinës. E ndërkohë që stafet tona janë në krye të detyrës për t’iu përgjigjur çdo qytetari që ka nevojë për kujdes shëndetësor. Përpjekja jonë e pandaluar për sigurimin e vaksinave.

Ne kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer, jemi besimplotë se Pfizer do ti qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para. Edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para të Pfizer brenda muajit shkurt. Vaksina është malli më i dërguar në botë. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë.

Puna jonë vijon për të lidhur marrëveshje me vende europiane për të siguruar doza të tjera të vaksinave. Megjithatë në botë po rriten infektimet. Të jemi të kujdesshëm. Të mos ulim vigjilencën ndaj virusit. Vëmendja është sot më shumë se kurrë për çdo qytetar. Me punë pa fjalë ia kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve. 36 autoambulanca të reja iu shtuan flotës anti-covid. Një spital i ri do i shtohet rrjetit të spitaleve tona me financimin e turqisë mike”, tha ajo.

SHKARKO APP