Manastirliu drekë Krishtlindje me fëmijët e “Zyber Hallulit”
Në një atmosferë festive Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, festoi së bashku me fëmijët e “Zyber Hallullit” në Tiranë, ditën e Krishtlindjes. Ministrja Manastirliu drekoi me fëmijët dhe kaloi disa orë të gëzuara në shoqërinë e të vegjëlve, të cilët recituan dhe kënduan vjersha dhe këngë për festat e fundvitit. “Kjo është shtëpia më e bukur në Shqipëri ndaj jam shumë e kënaqur që po kaloj me ju festën e bukur të Krishtlindjes. Sot është një ditë për të festuar me këta fëmijë, me urimin të kenë sa më parë një familje”. Manastirliu dhe stafi i “Zyberit” shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët, në ditën e Krishtlindjes.