Manastirliu feston me femijët e “Zyber Hallullit”: Vit me sakrifica, mirënjohje edukatorëve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për stafin e edukatorëve dhe kujdestareve të shtëpisë së fëmijës “Zybër Hallulli”, për sakrificën e bërë gjatë këtyre muajve të pandemisë për t’u shërbyer fëmijëve.
”Më lejoni t’ju falenderoj dhe t’ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri. Shumë faleminderit për gjithë punën që bëni. Me të vërtetë meritoni shumë më shumë. E di që keni sakrifikuar shumë përgjatë gjithë këtyre muajve. Keni ndenjur pa parë familjet tuaja duke qenë se keni qëndruar këtu në shtëpinë e “Zyber Hallulli”. Megjithatë keni bërë një punë fantastike. Një punë që e bëni çdo vit në fakt. Ky ka qenë një vit jo i zakonshëm, edhe ka kërkuar sakrifica nga të gjithë”,-iu drejtua Manastirliu stafit të “Zyber Hallullit”.