Manastirliu firmos urdhrin për masat e reja kundër Covid-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka miratuar zyrtarisht masat e reja anticovid.
Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, pas vendimit që u mor ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139. Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare.