Manastirliu flet për familjen: Vajzat e kanë ndjerë mungesën time
Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e 30 Dhjetorit, një përmbledhje intervistash me disa nga personazhet që spikatën gjatë vitit 2020, edhe për shkak të angazhimit apo specifikës së profesionit.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka rrëfyer se si ka qenë viti që po lëmë pas. Në krye të Ministrisë së Shendetësisë, e cila u përball me situatën e pazakontë të COVID, Manastirliu ka folur jo vetëm për sfidat profesionale, por edhe ato personale.
“Është familja ajo që e ka ndjerë më shumë mungesën time. Vajzat janë në një moshë ku kanë nevojë që t’ju qëndrohet pranë, që të kenë mamën afër”, u shpreh Manastirliu duke e cilësuar vitin 2020 sfidues.
“Është një vit që na përballi me sprova të mëdha, që vuri në provë popujt, politikën, qeveritë, vuri në provë sistemet shëndetësore. Një vit në të cilin kemi humbur njerëz të dashur, një vit që vuri në provë qeveritë për t’iu përgjigjur një sprove të pazakontë, siç është pandemia”, u shpreh Manastriliu.