Manastirliu: Fonde për bashkitë për ngritjen e shërbimeve sociale
“Do të mbështesim me fonde sociale bashkitë për ngritjen e shërbimeve të reja për shtresat në nevojë”, ka deklaruar sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në një qendër sociale në Lushnjë, ku ka dhuruar karroca me rrota falas për persona me aftësi të kufizuar.
Manastirliu u shprehet se më shume shërbime direkte për grupet në nevojë, fëmijët, gratë, moshuarit, personat me aftësi të kufizuara. “Me fondin social do të mbështesim bashkitë për fuqizimin dhe ngritjen e shërbimeve të reja sociale”, thekson ajo. Manastirliu ka dhuruar karroca fala për personat me aftësi të kufizuara, ku ka deklaruar se kë është një shërbim që jepet falas.
“Shërbimi i ofrimit falas të karrocave me rrota është, një tjetër shërbim që ofrohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Deri më sot janë ofruar më shumë se 1600 karroca dhe mua me vjen mirë që jemi sot në Lushnjë për të promovuar këtë shërbim është i nevojshëm. Shërbimet sociale të integruara janë falas dhe ndaj kjo qendër që ka vite që është ngritur do të përforcohet dhe mbështetet në vijim nga fondi social i ministrisë për të zgjeruar kapacitete e shërbimit të saj”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

