Manastirliu: Gjatë 24 orëve të fundit, 62 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!
Aktualitet E Enjte, 10 Shtator 2020 16:09
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në Facebook bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 62 pacientë në të dy spitalet Covid nga koronavirusi.
Ajo ka postuat foton e profesor Tritan Kalos teksa shkuan se “62 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin”.
Bashkë me këta numri i të shëruarve nga COVID-19 në vend shkon në 6346.