Manastirliu: Hapja e spitalit Covid 4, skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, theksoi se spitali Covid 4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara Covid.
”Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej Covid-19, 1269 thirrje janë vetëm për Covid-19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesët dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u derguar në spital ose jo. 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nepërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, tha Manastirliu.