Manastirliu: Hapja graduale do ketë 4 faza

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka dhënë përgjigje pyetjes se kur do të rinis jeta normale në Shqipër. Ajo theksoi se plani i hapjes do të jetë me katër faza. Sipas ministres përparësi kryesore kanë ato aktivitetet, të cilat kanë impakt pozitiv në ekonomi dhe gjithashtu një risk të ulët për përhapjen e pandemisë globale të Covid-19.

“Na rezulton se kemi mbi 100 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë. Numri i shtrimeve në spital është i qëndrueshëm. Bazuar në këtë vlerësim dinamik, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar planin për lehtësimin e masave. Ky plan bazohet në disa kritere si; kriteret epidemiologjike dhe kriteret spitalore. Plani cakton që të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhemë pak risk. Çdo hapje do të këtë protokolle strike. Lehtësimi do të ketë katër faza, sipas udhëzimeve të hartuara nga OBSH-ja. Për monitorimin e masave po ngrihet Task-Forca për të monitoruar situatën. Çdo biznes duhet të zbatojë me përpikëri masat. Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin në e-albania dhe ta afishojë abtë në ambientet e punës edhe të njihen punonjësit me këtë rregulla”.

SHKARKO APP