Manastirliu i uron ditëlindjen infermieres së Infektivit: Foshnja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur vendosi të shërbejë për pacientët me COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka uruar ditëlindjen një prej infermiereve të Spitalit Infektiv, Rovena Rushiti.
Manastirliu zbulon një detaj interesant nga infermierja, e cila kur vendosi të shërbejë për pacientët me COVID-19 kishte foshnjën e saj vetëm 3 muajshe.
Ministrja uron që infermierja të gjejë forcën për të përballuar muajt e vështirë dhe shumë shpejt të përqafojë foshnjën e saj.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Foshnja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me #covid19 dhe nuk është ndalur prej asaj dite, me përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonshme, në misionin për të shpëtuar jetë🙏🏼
Sot Rovena ka ditëlindjen dhe dua ta uroj përzemërsisht 🤗 me besimin se do të gjejë forcën për të përballuar edhe këto muaj të vështirë dhe shumë shpejt do të përqafojë 😇 e saj🙏🏼
Edhe 100 Rovena 💐