Manastirliu inspekton punimet e maternitetit të ri në Lezhë: Përfundon në prill

Brenda muajit prill Lezha do të ketë maternitetin e ri me kapacitet 55 shtretër, 2 salla operacioni dhe 2 salla lindjeje. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milionë euro. Do të jetë një maternitet me kapacitet 55 shtretër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjeje. Ne jemi përprjekur të ecim me ritme të shpejta të punimeve, pavarësisht situatës së epidemisë dhe brenda muajit Mars-Prill do ta kemi përfunduar të gjithë këtë projekt”,-tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, Manastirliu tha se po kryhen investime cilësore që do t’i rezistojnë kohës. Gjatë inspektimit në maternitetin e Lezhës, ajo njoftoi se po vijon puna edhe në disa kantiere të tjera për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën.

“Brenda 4-5 muajve përmbyllet investimi. Ashtu sikurse do të kemi të përfunduar edhe maternitetin e Beratit dhe atë të Kukësit”,-bëri me dije Manastirliu.

SHKARKO APP