Manastirliu: Ja sa doza pritet të mbërrijnë nga Pfizer javën e parë të muajit prill
Sot është dita e katërt që nga nisja e vaksinimit masiv të të moshuarve në sheshin “Skënderbej”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot pas një inspektimi të procesit që po vijon, se gjatë muajit prill do të vijnë dhe 20 mijë dozat e vaksinave anti- Covid nga kompania farmaceutike Pfizer.
Sipas ministres, java e parë e muajit prill do të nisë me mbërritjen e 7 mijë dozave.
“Jemi në pritje të vijimit të furnizimit me vaksina, presim nga kontrata me kompaninë Pfizer, të kemi sërish gjatë prillit rreth 20 mijë doza.
Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para dhe më tej deri në datën 19 20 mijë doza.
Më tej sipas kalendatit presim dhe dozat e blera nga kompania turke. Gjithashtu do vijojmë me intensifikimin e gjithë procesit të vaksinimit.
Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë shumë të mirë, në tre ditë radhazi kemi kryer në 50 mijë vaksinimee tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme e jemi të përgatitur të rrisim numrin e vaksinimeve”, ka thënë Manastirliu.