Manastirliu jep lajmin e mirë: 26 pacientë të tjerë mundën COVID-19

Ndonëse ditën e sotme u identifikuan 24 raste me COVID-19, pavarësisht këtij fakti, ka edhe lajme të mira. I tillë është fakti se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 26 persona, gjysma e të cilëve nga të prekurit në Shkodër.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’.

“? 26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?