Manastirliu jep lajmin e mirë: 3 infermierë në Shkodër e Kukës fitojnë betejën kundër COVID-19
Mes 7 të shëruarve nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit, janë 3 infermierë në Shkodër dhe Kukës. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu përmes një mesazhi në ‘Facebook’.
Sipas saj, ka shkuar në 50 numri i personelit shëndetësor, që ka fituar betejën kundër COVID-19.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Janë 5️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 4️⃣1️⃣0️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?
#FORCA