Manastirliu jep lajmin e mirë: Ekipi i talentuar ia doli me sukses! Bebja 12-ditëshe…

Erzani i vogël, vetem 12 ditësh ia doli me sukses, falë ndërhyrjes fantastike të ekipit të mjekeve të kardiokirurgjisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për ndërhyrje me sukses te një bebe 12-ditësh.

Manastirliu shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë.
? Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë??
#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tek bebi 12 ditësh u krye një ndërhyrje e vështirë në zemër, pas transpozicionit të eneve të medha te gjaku. Pas ndërhyrjes fëmija gëzon shëndet të plotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?