Manastirliu jep lajmin e mirë nga Infektivi: Shërohen 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, sa i takon stafit mjekësor të infektuar me koronavirus në vend.
Manastirliu njofton se sot kanë fituar betejën me COVID-19 edhe një mjek e dy infermiere në Tiranë.
Mesazhi i Manastirliut:
#LajmIMirë??
1️⃣mjek dhe 2️⃣ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit ??
Shkon në 3️⃣9️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 3️⃣0️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?
#FORCA