Manastirliu jep mesazhin: E trishtuar për këtë lajm. Pëllumbi nuk ia doli dot

Manastirliu jep mesazhin: E trishtuar për këtë lajm.

Një 63-vjeçar nga Tiranë, me detyrë infermier në Spitalin e Traumës nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe ka humbur jetën. Pëllumb Maletaj është mes 6 viktimave të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë e cila deklaroi sot se ai vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se Maletaj ishte infermier i palodhur dhe punëtor.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta në moshën 63 vjeçare të Pëllumb Maletajt, infermierit të palodhur e punëtor, që i dedikoi jetën këtij profesioni fisnik, duke shërbyer me përkushtim e profesionalizëm.

Pëllumbi nuk ia doli dot në betejën e vështirë me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të pakursyera të stafit tonë mjekësor. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për humbjen e njeriut të dashur.
U prehtë në paqe”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP