Manastirliu: Jeta triumfon! 34 bebe vijnë në jetë sot në Tiranë mes epidemisë së CoVid-19
34 bebe kanë ardhur në jetë 24 orët e fundit në dy maternitetet e Tiranës.
Lajmin e mirë e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me mesazhin se jeta triumfon pavarësisht epidemisë që ka prekur gjithë botën.
Statusi i Manastirliut
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon ??
24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe ? në dy maternitetet e Tiranës!
Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë??
#FëmijëtJanëMrekulli